Nesër pa energji elektrike disa vendbanime në Tetovë dhe rrethinë: Ja ku dhe në cilat orare

Një pjesë e qytetit të Tetovës dhe disa vendbanime përreth nesër, më 5 nëntor 2026, do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në furnizimin me rrymë.

Nga ora 09:00 deri në 14:00, pa energji elektrike do të jetë një pjesë e zonës së Derebojit, te mulliri.

Nga ora 09:30 deri në 13:30, ndërprerje të energjisë do të ketë te objektet përgjatë rrugës nga ish-Lëkurëpunuesja drejt fabrikës „Teteks“.

Ndërsa nga ora 09:30 deri në 13:45, pa energji elektrike do të mbeten objektet në dalje të Reçicës së Madhe, në drejtim të Kallnikut.

Ndërprerje tjetër, nga ora 10:30 deri në 11:24, është paraparë në këto vendbanime: Strimnicë, Falishtë, një pjesë e Zhelinës, Dobrosht, Çiflik, Larcë, Leshnicë e Epërme, Leshnicë e Poshtme, Xhepçisht, Poroj dhe Gjermë.

Në të njëjtin orar pa energji elektrike do të mbeten edhe hidrocentrali „Bërza Voda“, objektet industriale në Poroj dhe Xhepçisht, si dhe një pjesë e lagjes Dereboj, në afërsi të KEC-it në Tetovë.