Britani, arrestohen 25 protestues që kundërshtojnë ndalimin e “Palestine Action”

Policia britanike arrestoi sot 25 protestues jashtë Gjykatës Supreme në Londër, në prag të një seance gjyqësore ku kundërshtohet vendimi i qeverisë për të shpallur “Palestine Action” si organizatë të ndaluar në bazë të legjislacionit kundër terrorizmit, transmeton Anadolu.

Policia Metropolitane njoftoi se oficerët arrestuan 25 persona nën dyshimin se kanë shprehur mbështetje për një organizatë të ndaluar.

Arrestimet ndodhën ndërsa gjykata përgatitej të shqyrtonte një padi të ngritur nga bashkëthemeluesja e “Palestine Action”, Huda Ammori e cila kërkon anulimin e vendimit të qeverisë për të ndaluar grupin, duke u mbështetur në ligjet kundër terrorizmit.

Ammori e ka dërguar çështjen në Gjykatën Supreme për të rrëzuar vendimin e ndalimit, i cili e përfshiu “Palestine Action” në listën e organizatave të ndaluara. Padia kundërshton vendimin e qeverisë si dhe përdorimin e legjislacionit kundër terrorizmit ndaj këtij grupi.

Çështja ka tërhequr vëmendjen mbi pasojat e këtij ndalimi për lirinë e shprehjes, të drejtën për të protestuar dhe kufijtë ligjorë të kompetencave qeveritare në kuadër të legjislacionit kundër terrorizmit.