Afrim Gashi zhvillon takim lamtumirës me ambasadorin e OSBE-së, Kilian Wahl

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka zhvilluar një takim lamtumirës me ambasadorin dhe shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Wahl. Në takim është vlerësuar bashkëpunimi ndërmjet Kuvendit dhe OSBE-së, si dhe është diskutuar për zhvillimet politike dhe proceset reformuese në vend.

Në një postim, Gashi ka shkruar:

“Takim lamtumirës me Ambasadorin dhe shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, z. Kilian Wahl.

Shpreha mirënjohjen time për kontributin dhe angazhimin e tij në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe Misionit të OSBE-së, si dhe për bashkëpunimin korrekt dhe partneritetin e vazhdueshëm.

Gjatë takimit diskutuam edhe për zhvillimet aktuale politike në vend, rëndësinë e dialogut politik dhe rolin e institucioneve demokratike në avancimin e proceseve reformuese. Vlerësova lart mbështetjen e OSBE-së në këtë drejtim, ndërsa Ambasadorit Wahl i urova suksese në angazhimet e tij të ardhshme profesionale”, ka shkruar Afrim Gashi.