Futbolli spanjoll e nisi ditën me një lajm shumë të hidhur, ndarjen nga jeta të sulmuesit të Tenerifes, Jesus de Miguel që pësoi një atak kardiak pas një përplasje të fortë me portierin e Andorrës, Jesus Owono.
‘Ka një shqetësim të madh të Andorra. Dëgjova se disa futbollistë që thanë se ishte gjëja më e vështirë që kanë përjetuar ndonjëherë në fushën e lojës. Mund të imagjinoni Jesus Owono…Andorra këmbëngul në faktin se nuk ekzistonte dëshira për të lënduar në atë ndërhyrje. Nuk ishte e këndshme për të që të dëgjonte të gjithë stadiumin Heliodoro që të thërriste ‘vrasës, vrasës’-është informacioni i dhënë nga Radio Cope sipas së cilës, përpara se të bëhej i ditur , portieri ishte tejmase i tronditur nga situata


