Taravari, Limani dhe Shabani në kafe me miq, në prag të kongresit

Në prag të kongresit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, Valbon Limani dhe Isen Shabani, janë parë në një takim të përbashkët në shoqërinë e miqve.

Takimi, i zhvilluar në një atmosferë miqësore, vjen në një moment me rëndësi për zhvillimet e brendshme partiake, kur vëmendja është përqendruar te kongresi dhe drejtimi i ardhshëm i partisë.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse kjo kafe mes tyre përcjell ndonjë mesazh politik apo bëhet fjalë thjesht për një takim shoqëror në prag të kongresit.