Dy kompani në garë për ndërtimin e garazheve në kate në Spitalin Shtetëror, 500 vende të reja parkimi

Dy kompani janë paraqitur në thirrjen e Qytetit të Shkupit për ndërtimin e garazheve në kate në Qendrën Klinike Universitare. Në garë kompania “Bosheva” nga Kavadari dhe “Spektartermo” nga Shkupi.
“Kompania “Boshava DOOEL” nga Kavadari ka ofruar 2.2 milion euro, ndërsa kompania “Spektartermo DOO” nga Shkupi ka paraDy kompani në garë për ndërtimin e garazheve në kate në Spitalin Shtetëror, 500 vende të reja parkimiqitur ofertë prej 2.46 milion eurosh, të dyja pa TVSh.

“Kompania “Boshava DOOEL” nga Kavadari 2.2 milionë euro
kompania “Spektartermo DOO” nga Shkupi 2.46 milionë euro
Sipas specifikimeve teknike, njëra garazh parashikohet të ndërtohet pranë Klinikës së Gjinekologjisë, ndërsa tjetra në afërsi të heliportit. Me ndërtimin e tyre, Qendra Klinike do të ketë 500 vende të reja parkimi, duke çuar kapacitetin e përgjithshëm nga 1.007 në 1.507 vende.

Ky projekt synon të rrisë kapacitet e parkimit në hapësirën e Qendrës Klinike, ku çdo ditë qarkullojnë pacientë, familjarë dhe punonjës shëndetësor. Por, para se të nisin punimet, duhet të përfundojnë procedura tenderimit dhe të bëhet përzgjedhje e kompanisë që do të marrë përsipër ndërtimin e garazheve. Rregullimin e parkingut në spitalin shtetërore e kanë premtuar pothuajse të gjithë ministrat e Shëndetësisë. Së fundi, Ministria e Shëndetësisë kishte arritur marrëveshje me një Qendër Tregtare në prani të spitalit për shfrytëzimin e parkingut të tyre pa pagesë nga ana e stafit mjekësor. As kjo marrëveshje nuk zgjidhi problemin me rrëmujën dhe mbingarkimin me veturat në spitalin shtetëror.