ALTA BANKA SH.A. BITOLA është përfshirë në Listën e Vëzhgimit të Bursës së Maqedonisë. Vendimin e ka marrë Bordi i Drejtorëve, për shkak të vendimit të Bankës Popullore për vendosjen e administrimit në bankë.
Nga Bursa e Maqedonisë informojnë se qëllimi është që investitorët të paralajmërohen për rrethanat e jashtëzakonshme dhe rreziqet e mundshme që lidhen me funksionimin e shoqërisë. Përfshirja në këtë listë nuk nënkupton ndërprerjen e tregtimit të aksioneve, por vazhdimin e tij nën mbikëqyrje të shtuar.


