Në Tiranë po mbahet protesta kombëtare e thirrur nga studentët dhe Partia Demokratike, me kërkesë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Studentët, pedagogët dhe mbështetësit e opozitës janë mbledhur fillimisht para Kryeministrisë, prej nga më pas janë nisur drejt Ministrisë së Arsimit.
Në krye të marshimit ishin deputetët demokratë, ndërsa Sali Berisha nuk mori pjesë. Gjatë protestës pati tensione dhe përplasje verbale, përfshirë thirrjet kundër Ramës dhe Berishës. Studentët refuzuan protestuesit e Partisë Demokratike.


