Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, karikthyer në vëmendje procesin gjyqësor nëHagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dheish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare tëKosovës, duke e cilësuar aktgjykimin efundit si të padrejtë dhe të pasaktë në disaaspekte.
Duke folur në mbledhjen e Këshillit tëPërgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurtiështë ndalur edhe te zhvillimet politike në venddhe procesi zgjedhor, për të cilin ka thënë se,ndonëse shkuarja në zgjedhje ishte dëshmuar ekotë, në rrethanat e krijuara pas aktgjykimit ndajkatër ish-krerëve të UÇK-së, shmangia e tyrekishte një rëndësi edhe më të madhe, transmeton lajmi.net.
Ai ka përmendur me emër Hashim Thaçin, JakupKrasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin,duke vlerësuar se zhvillimet në Hagë kanë krijuarnjë kontekst të veçantë politik dhe shoqëror nëKosovë.
“Shkuarja në zgjedhje u dëshmua të jetë e kotë,por mosshkuarja në to kësaj radhe ishte edhe mëe rëndësishme për kontekstin që u prodhua pasaktgjykimit për katër krerët e UÇK-së, HashimThaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dheRexhep Selimin”, deklaroi Kurti.
Kryeministri ka shprehur qëndrimin e tij kritikndaj vendimit gjyqësor, duke thënë se ai nukqëndron as në aspektin juridik e moral dhe as nëatë historik e faktik.
Sipas Kurtit, aktgjykimi duhet të rishqyrtohetnga shkalla e dytë e gjykimit, me synimin që,sipas tij, të korrigjohen padrejtësitë eevidentuara.
“Aktgjykim i padrejtë juridikisht dhe moralisht, sidhe i pasaktë historikisht dhe faktikisht. Kyaktgjykim duhet ndryshuar dhe korrigjuar nëshkallën e Apelit dhe atë sa më parë”, u shprehai.
Deklaratat e Kurtit vijnë në një periudhë kurçështja e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së nëDhomat e Specializuara të Kosovës në Hagëmbetet ndër temat më të ndjeshme të debatitpolitik dhe publik në vend. Kryeministri, përmesqëndrimeve të tij, ka kërkuar që vendimi tëtrajtohet sërish në procedurat e mëtejshmegjyqësore dhe të korrigjohet në shkallën eApelit.


