Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duhet të udhëtojë drejt Moskës nëse dëshiron të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin. Këtë e përsëriti ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov.
Ai tha se Putini vazhdon të jetë i gatshëm për një takim me Zelenskyn, pavarësisht zhvillimeve të viteve të fundit.
“Presidenti Putin ka thënë se nëse Zelensky dëshiron të takohet, duhet të vijë në Moskë. Ne do t’ia garantojmë sigurinë”, deklaroi Lavrov në një konferencë për media pas ditës së parë të takimit të ministrave të Jashtëm të G20-s në Atlanta.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm ukrainas, Andrij Sybiha, deklaroi më herët se Zelensky është i gatshëm të takohet me Putinin dhe të diskutojë drejtpërdrejt çështjet territoriale, në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës.
Megjithatë, ai theksoi se takimi nuk mund të mbahet në Moskë apo Bjellorusi. Sipas tij, vendi i takimit nuk është vendimtar për Kievin, për sa kohë që nuk bëhet fjalë për këto dy shtete.
Sybiha e cilësoi ftesën e Rusisë që Zelensky të udhëtojë në Moskë si „joserioze”.


