Pas vrasjes së Arlindës, Kreditimi Rural i Kosovës merr vendim për faljen e borxhit të saj

Institucioni financiar Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) ka marrë vendim për faljen e plotë të borxhit të kredisë së regjistruar në emër të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Përmes një njoftimi publik, KRK ka bërë të ditur se vendimi është marrë pas shqyrtimit të rrethanave dhe vlerësimit të rastit.

Me këtë vendim, KRK konfirmon se obligimi financiar në fjalë falet në tërësi dhe se institucioni do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme administrative dhe financiare për zbatimin e tij”, thuhet në njoftim.

Institucioni ka theksuar se ky vendim synon trajtimin e rastit në mënyrë të përgjegjshme dhe institucionale.

Në fund, KRK ka ritheksuar përkushtimin ndaj përgjegjësisë institucionale, transparencës dhe trajtimit të drejtë të rasteve.