Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë, Samet Bislimi ka njoftuar se ndërmarrja që ai po drejton ka përforcuar ekipet për realizimin e aksionit mbarë qytetit për zëvendësimin e drunjëve të tharë, të dëmtuar nga persona të pandërgjegjshëm sidhe në mirëmbajtjen e pastërtisë në rrugët, lagjet dhe parqet e qytetit, shkruan Top24
“Çdo ditë, me zemër e përkushtim, punojmë që Tetova jonë të jetë më e pastër, më e bukur dhe më e dashur për të gjithë. Sepse qyteti ynë meriton kujdes, dashuri dhe punë të sinqertë. Jemi në një aksion të përforcuar për të zëvendësuar të gjitha drunjtë në qytet të cilët janë tharë ose dëmtuar”


