Drejtori i NPK Tetovë, Samet Bislimi, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë shpërndarë kosha për selektimin e mbeturinave në çerdhe dhe shkolla me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit që në moshë të hershme, shkruan Top24
Përmes një postimi në profilin etij në FB, Bislimi theksoi rëndësinë e edukimit të gjeneratave të reja për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm.
Kjo iniciativë synon të nxisë fëmijët dhe nxënësit që të krijojnë shprehi të mira në ndarjen dhe menaxhimin e mbeturinave, duke kontribuar kështu në ruajtjen e mjedisit.
“Së bashku për një Tetovë më të pastër!”, ishte mesazhi i drejtorit të NPK Tetovë, Samet Bislimi.



