Studentë dhe qytetarë vijojnë qëndresën para Kryeministrisë: Rama të dorëhiqet

Studentët dhe qytetarët vijojnë qëndresën para Kryeministrisë, në ditën e 15-të të protestave, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit shprehen të vendosur se largimi i Ramës është kërkesë e panegociueshme, ndërsa theksojnë se nuk do të tërhiqen përballë presioneve dhe deklaratave të kryeministrit.

Të rinjtë bëjnë thirrje për ndryshim, duke nënvizuar se është koha që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe kërkesat e tyre të marrin përgjigje konkrete.

Protesta vijon para godinës së Kryeministrisë, ndërsa studentët dhe qytetarët këmbëngulin se qëndresa do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesës së tyre për largimin e kreut të qeverisë.