Komuna e Haraçinës ka nisur punimet për ndërtimin e Sheshit të Dëshmorëve. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Daut Beqiri, i cili tha se projekti do t’i japë qendrës së Haraçinës një pamje të re, moderne dhe dinjitoze.
Sipas Beqirit, sheshi do të krijojë një hapësirë të re për qytetarët dhe do të shërbejë si vend për të ruajtur kujtimin e dëshmorëve.
Ai theksoi se projekti ishte paralajmëruar dhe diskutuar më parë me qytetarët, ndërsa tani kanë nisur punimet për realizimin e tij.


