Dhoma e Përfaqësuesve të Egjiptit miratoi sot kërkesën e presidentit Abdel Fattah al-Sisi për t’i ofruar ndihmë ushtarake Arabisë Saudite, raportoi televizioni shtetëror Al-Qahera News, transmeton Anadolu.
Miratimi erdhi pas diskutimeve me dyer të mbyllura për autorizimin e mbështetjes ushtarake për mbretërinë, përfshirë mundësinë e dërgimit të trupave, në një kohë kur tensionet rajonale po përshkallëzohen.
Transmetuesi nuk dha menjëherë hollësi për shtrirjen e masave të miratuara ose nëse ato do të përfshinin dërgimin e forcave egjiptiane jashtë vendit.
Më herët sot, ligjvënësit rifilluan diskutimet në një seancë të tretë me dyer të mbyllura, të kryesuar nga kryetari i parlamentit, Hisham Badawi pas dy takimeve të zhvilluara javën e kaluar me kërkesë të Sisit.


