Kasami uron listën e bashkuar të Luginës për fitoren!

Kryetari i komunës së Tetovës njëherit bashkëkryetar i VLEN-it, Bilall Kasami përmes një postimi në profilin e tij ka përshëndetur suksesin e listës së bashkuar të Luginës në zgjedhjet e së diellës.

Arritje e jashtëzakonshme për shqiptarët e Luginës!
E përgëzoj Koalicionin Shqiptar për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Ky rezultat dëshmoi se forca jonë është te bashkimi, bashkëpunimi dhe bashkëveprimi politik.
E përshëndes ndryshimin politik në Serbi, pas 12 vitesh pushtet autokrat. Vuçiq dhe Daçiq humbën thellë dhe ky është lajm i mirë për gjithë rajonin dhe botën demokratike.
Shpresoj që ky ndryshim të jetë edhe fillimi i një kapitulli të ri për Serbinë. Të drejtat e pakicave duhet të mbrohen, sovraniteti dhe pavarësia e fqinjëve të pranohet dhe respektohet. Rajoni është i destinuar për integrim në BE dhe politikat hegjemoniste nuk kanë vend në këtë të ardhme.