Vuçiç pranon humbjen, zgjedhjet i fitoi lista studentoreme 2,200,000 vota

Duke pranuar humbjen në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, ai tha se vetëm SNS, Lista e Studentëve dhe Lista e Hungarezëve po hyjnë në Parlamentin Serb, përcjellë Top24

“Nuk i kemi ende rezultatet përfundimtare, bazuar në mostrën e çertifikuar është e qartë se i humbëm këto zgjedhje, lista e bllokadës studentore fitoi, ata do të kenë midis 135 dhe 140 mandate, ne kemi rreth 105, askush tjetër nuk hyri në Kuvend”, tha Vuçiç dhe shtoi:

“Përfundimisht, po, hungarezët nga Vojvodina hynë me 3 mandate, dhe shqiptarët me një mandat, dhe dua të them SDA, mos më besoni fjalën time”.

Pastaj tha se sa vota fitoi.

“Pra, kemi diku rreth 1,720,000, po ju them bazuar në një mostër, është krejtësisht e parëndësishme. Ata kanë rreth 2,200,000”, shtoi Vuçiç.