Klubi i boksit “Shkëndija BOX” nga Tetova ka fituar titullin e nënkampionit në Ligën e Parë të Boksit dhe Ligën e të Rinjve në Maqedoninë e Veriut, duke e përmbyllur sezonin garues me një rezultat të rëndësishëm në nivel shtetëror, shkruan Top24
Pas zhvillimit të xhiros së gjashtë dhe të fundit, të mbajtur sot në Prilep, janë përcaktuar pozitat përfundimtare të klubeve në këto gara ekipore.
Skuadra tetovare, e cila gjatë sezonit ka dëshmuar përgatitje, cilësi dhe rezultate të mira në ring, e përfundoi kampionatin në vendin e dytë, duke u renditur ndër klubet më të suksesshme shqiptare të boksit në Maqedoninë e Veriut.
Ky rezultat vjen si rrjedhojë e punës së vazhdueshme te trajnierit Jusuf Hashimi dhe përkushtimit të boksierëve, angazhimit të stafit profesional dhe përkushtimit të drejtuesve të klubit për zhvillimin e boksit në Tetovë. Hashimi ka falenderuar edhe komunën e Tetovës për mbështetjen e vazhdueshme në mbështetjen e talentëve të rinjë.
Titulli i nënkampionit përbën një motiv shtesë për klubin që të vazhdojë punën me të njëjtin përkushtim, me synimin për rezultate edhe më të mira në garat e ardhshme.
Suksesi i “Shkëndija BOX” është një tjetër rezultat pozitiv për sportin në Tetovë dhe sportin shqiptarë në Maqedoninë e Veriut sidhe për përpjekjet që bëhen në zhvillimin dhe afirmimin e boksierëve të rinj.
Klubi i “Shkëndija Box” në xhiron e fundit është përfaqësuar me dy boksier garues, me Muarem Muaremin në peshë prej 85kg senior dhe Donjet Ramani me peshë prej 75kg Youth Senior, ku të dy fituan garën pa mos u zhvilluar meçi përshkak të mos paraqitjes në ring të kundërshtarëve.



