Zgjedhjet e sotme parlamentare në Serbi po kalojnë me incidente edhe në votimet jashtë vendit.
Procesi i votimit u shoqërua nga një incident në Çikago të SHBA-së, ku një person i identifikuar si mbështetës dhe aktivist i partisë së Aleksandar Vuçiq në pushtet, e drejtoi automjetin e tij drejt turmës dhe goditi fizikisht një nga qytetarët e pranishëm në një qendër votimi.
Sipas dëshmitarëve nga vendngjarja, sulmuesi vazhdoi me provokime ndaj qytetarëve që prisnin në radhë për të votuar, raporton Serbian Times.
Incidenti tregon një tjetër shembull të tensioneve dhe sjelljes agresive të shfaqur nga njerëz të lidhur me partinë SNS sot pranë qendrave të votimit.
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSid) ka regjistruar 260 raporte për parregullsi të mundshme zgjedhore deri në orën 17:00 të ditës së sotme.


