Aleksandar Vuçiq, bartësi i listës „Serbia e Bashkuar“, sapo ka mbërritur në shtabin zgjedhor të Partisë Progresive Serbe (SNS).
Vuçiqi ka përshëndetur ekipet e gazetarëve, të cilët kanë mbërritur në numër të madh në shtabin e kësaj partie.
Sipas gazetares së portalit Kurir, atmosfera në shtabin e SNS-së është e qetë dhe pritet të mbërrijnë edhe zyrtarë të tjerë të lartë dhe anëtarë të partisë.
Kujtojmë se Aleksandar Vuçiq sot ka votuar së bashku me bashkëshorten e tij, Tamara, në një vendvotim në Novi Beograd.
Ndërkohë, ditën e sotme e ka shënuar edhe një incident. Sipas raportimeve të mediave serbe, Angelina Vuçiq, nëna e Aleksandar Vuçiqit, është sulmuar nga një grup protestuesish në tregun e Kaleniqit. Për këtë rast është arrestuar një 28-vjeçar.



