Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arkin Jahiji përmes një videomesazhi u është drejtuar qytetarëve të komunës së Bërvenicës dhe në veçanti mërgimtarëve që ti përgjigjen ftesës për Bërvenicën e bashkuar, shkruan Top24
” Të nderuar motra e vëllezër! 1 Nëntori është dita kur vendoset për katër vitet e ardhëshme. Si në çdo sferë tjetër, kontributi juaj mërgatë e dashur është vendimtar për të ardhmen për vendin dhe për çdo gjë që është krijuar në këtë vend. E ju asnjëherë nuk keni hezituar kur ka qenë e nevojshme ndihma juaj për vendin tuaj. Andaj lutemi që të vini shëndosh e mirë që së bashku të fitojmë dhe të festojmë me 1 nëntor për vendin tonë, për fëmijët tanë, për të ardhmen e përbashkët. Vendlindja ka nevoj për ju, vendlindja po ju thëret. Bashkë sepse bashkë jemi më të fortë.


