Me zhvendosjen e akrepave të orës një orë prapa, sonte fillon llogaritja dimërore e kohës, përkatësisht ora në 03:00 do të llogaritet si 02:00.
Vendimin për përcaktimin e llogaritjes së kohës në vitin 2026, sipas të cilit llogaritja verore e koohës filloi më 29 mars 2026, ndërsa llogaritje dimërore e kohës fillon më 25 tetor 2026, e miratoi Qeveria dhe ai u publikua në Gazetën Zyrtare më 19 mars të këtij viti.
“Miratimi i këtij vendimi është në përputhje me praktikën e përcaktuar vjetore për rregullimin e llogaritjes së kohës, si dhe me detyrimet për harmonizimin me legjislacionin evropian në këtë fushë”, kumtoi Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para.


