Erzen Elezi jep lajmin e madh: Për herë të parë në Spitalin Klinik të Tetovës realizohet infiltracionet periradikulare dhe iliosakrale me PRP

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi përmes një postimi në profiline tij në FB ka ndarë pamjet nga operacioni i parë ku realizohen infiltracionet periradikulare dhe iliosakrale me PRP (plazmë e pasur me trombocite), një metodë bashkëkohore që synon lehtësimin e dhimbjeve dhe përmirësimin e gjendjes së pacientëve me probleme të shtyllës kurrizore, shkruan Top24

Elezi thekson se kjo ndërhyrje është kryer nga Dr. Blerim Zeqiri, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt avancimit të shërbimeve shëndetësore në spitalin tonë.

Trajtime bashkëkohore në Spitalin Klinik të Tetovës!
Ndër herët e para në Spitalin Klinik të Tetovës, realizohen infiltracionet periradikulare dhe iliosakrale me PRP (plazmë e pasur me trombocite), një metodë bashkëkohore që synon lehtësimin e dhimbjeve dhe përmirësimin e gjendjes së pacientëve me probleme të shtyllës kurrizore.
Ndërhyrja realizohet nga Dr. Blerim Zeqiri, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt avancimit të shërbimeve shëndetësore në spitalin tonë.
Në videon e mëposhtme ju sjellim nga afër realizimin e kësaj ndërhyrjeje.
Përkushtim, profesionalizëm dhe shërbime bashkëkohore në interes të pacientëve!