Dorëhiqet shefi i Mbrojtjes në Bullgari pas sulmit ndaj gazetares

Shefi i Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes në Bullgari (NSO), gjenerali Emil Tonev, ka dhënë dorëheqje pas incidentit me gazetaren Sonja Koltuklieva.

Lajmin e bëri të ditur në një intervistë nënpresidentja bullgare, Ilijana Jotova.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e kaluar, para selisë së subjektit politik “Bullgaria Progresive”, ku gazetarja u sulmua.