PLD është një parti plotësisht e pavarur, ideologjikisht autentike dhe e qëndrueshme që nuk i shërben selisë së partisë së askujt, por bisedon me të gjithë – sektorin e biznesit, organizatat joqeveritare dhe qytetarët – për të krijuar zgjidhje që përmirësojnë drejtpërdrejt standardin e jetesës, siç është heqja e komisioneve bankare, theksoi kryetarja e Partisë Liberale Demokratike, Monika Zajkova
Ajo tha se tani është koha që t’iu hiqet monopoli udhëheqësve të partive politike dhe t’iu jepet e drejta qytetarëve që të zgjedhin drejtpërdrejtë përfaqësuesit e tyre.
‘’Në të njëjtën kohë, PLD dërgon qartë një mesazh se nuk do të devijojë nga kërkesa e saj themelore për futjen e një njësie të vetme zgjedhore dhe listave të hapura. Është koha t’u hiqet monopoli udhëheqësve të partive për të vendosur shërbëtorët e tyre në listat parlamentare dhe më në fund t’u jepet qytetarëve e drejta të zgjedhin drejtpërdrejt përfaqësuesit e tyre’’tha Zajkova.
“PLD-ja as nuk dëshiron dhe as nuk ka motive të fshehta për të bërë diçka në partitë e tjera, as nuk mundet! Ajo që ndodh në oborret e tjera politike është çështje e tyre. Dhe që ne do të flasim me të gjithë – të dyja partitë, sektorin joqeveritar dhe biznesin – kjo është normale, sepse ne po ndërtojmë politika për qytetarët. Nëse të flasësh për lista të hapura ose lobimi për një aleancë për të arritur këto zgjidhje është mëkati dhe tradhtia më e madhe për dikë, s’ka problem – le të jemi ‘tradhtarë’-theksoi Monika Zajkova
Po shohim gjithashtu se si protestat masive po përshkallëzohen në Evropë dhe rajon, shtoi Zajkova, pikërisht për shkak të injorimit të gjatë të problemeve reale nga qeveritë që mbanin ‘syze rozë’.
‘’Zemërimi grumbullohet kur nuk ka drejtësi, dhe kjo është arsyeja pse ne po kërkojmë hapje, reforma dhe një sistem të pastër në vend që t’i fshehim problemet nën qilim. PLD-ja mbetet fort në fortesën e demokracisë, listave të hapura dhe sundimit të vërtetë të ligjit. Ne nuk devijojmë nga kjo. Maqedonisë nuk i duhen monopole partiake dhe kasta të mbyllura, por qytetarë të lirë që e ndërtojnë vetë të ardhmen e tyre”, thekson kryetari i LDP-së.


