Arkin Jahiji: Vazhdojmë bashkë drejt fitores së madhe, bashkë për Bërvenicën!

Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji, ka përcjellë një mesazh mobilizues për mbështetësit e tij, duke shprehur vendosmërinë për të vazhduar rrugëtimin drejt fitores.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Jahiji ka theksuar rëndësinë e bashkimit dhe të angazhimit të përbashkët, duke përsëritur sloganin “Bashkë për Bërvenicën!”.

“Vazhdojmë bashkë drejt fitores së madhe!”, ka shkruar Jahiji, duke u bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të bashkuar në rrugëtimin e tij politik.

Mesazhi i tij vjen në kuadër të garës zgjedhore në Bërvenicë, ku kandidati synon të sigurojë mbështetjen e qytetarëve për vazhdimin e projektit të tij politik.