Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani ishte pjesë e forumit të Karrierës ’26 – “NextGen CareerUp”, të organizuar nga Instituti për Lidership dhe Politika Publike (Institute for Leadership and Public Policy – ILPP), ku diskutuan për zhvillimin profesional të të rinjve dhe rolin e institucioneve në krijimin e mundësive për ndërtimin e karrierës së tyre në vend, shkruan Top24
Limani theksoi se komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar ndaj fuqizimit të rinisë. Në këtë drejtim, kemi hartuar Strategjinë Rinore, kemi themeluar Këshillin Rinor Lokal, si dhe kemi krijuar hapësira mbështetëse si iCAN, Co-Work dhe YCC. Që nga themelimi i tyre, vetëm Qendra Rinore iCAN ka pritur mbi 22.000 vizitorë, ndërsa në bashkëpunim me Komunën dhe Zyrtarët për të Rinj, janë realizuar mbi 15 projekte dhe 80 aktivitete rinore.


