Në fjalim, theks i veçantë u vu edhe në nevojën për distancim të qartë mes përgjegjësisë politike dhe veprimit profesional të administratës. Minçev theksoi se udhëheqësia politike duhet t’i krijojë kahjet politike dhe strategjike, përderisa veprimet administrative duhet të zhvillohen vetëm në bazë të ligjit dhe profesionalizmit
Shkup, 21 tetor – Reforma e administratës shtetërore duhet të vendosë rregulla të qarta për organizimin e institucioneve, shpërndarje e saktë e kompetencave dhe përgjegjësi më e fuqishme në dobi të qytetarëve dhe ekonomisë, porositi ministri i Administratës Publike, Goran Minçev në diskutimin profesional publike “Arkitektura e re e administratës shtetërore – parime, kompetenca dhe funksionalitet”, kushtuar Projekt-ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore. Duke e hapur debatin që po mbahet sot në Shkup, Minçev vlerësoi se modeli i deritanishëm i organizimit të administratës shtetërore çoi drejt fragmentimit të institucioneve, përputhjes së kompetencave dhe llogaridhënies së pamjaftueshme, që, siç tha, u reflektua ndaj cilësisë së shërbimeve drejt qytetarëve dhe komunitetit afarist.
Sipas tij, qëllimi i kornizës së re ligjore nuk është vetëm reformë organizuese, por krijim i një sistemi më të qartë, më të parashikueshëm dhe përmbajtësor të funksionimit të administratës shtetërore, të harmonizuar me parimet e sundimit të mirë dhe standardeve evropiane. “Mbi dy dekada, administrata publike ishte fragmentuar në mënyrë të vetëdijshme, e copëzuar dhe shndërruar në mozaik të feudeve institucionale. Çdo krizë politike, çdo marrëveshje partiake në të kaluarën, paguhej me krijim të agjencive të reja, drejtorive paralele dhe komisioneve të panevojshme të cilat ekzistonin për veten e tyre, shpenzonin para të popullit, ndërkaq nuk përgjigjeshin para askujt. Qytetarët dhe ekonomia me vite u shtynë në labirinte nga kompetenca të përputhura, ku çdo organ ngrihte supet, ndërkaq askush nuk e merrte përgjegjësinë për rezultatet e këqija”, tha Minçev.
Ai theksoi se reforma është kahëzuar drejt administratës shtetërore si thelb i administratës publike dhe se nuk paraqet riorganizim të të gjitha institucioneve në sektorin publik. Sipas tij, vendimet e reja ligjore duhet të sigurojnë vendosje të kritereve të qarta për themelim të organeve të administratës shtetërore, funksionimin dhe përgjegjësinë e tyre. “Rajonalizimi nuk do të thotë numër paraprakisht të caktuar të organeve, as nuk reduktohet vetëm në heqje të kompetencave të përputhura. Thelbi është të vendosen rregulla të përgjithshme dhe të qarta për atë se kur dhe përse themelohet organi në përbërje, cilat funksioni i kryen dhe cili është raporti i tij me ministrinë në përbërje të së cilës është themeluar. Kur propozohet një organ i ri, duhet të ketë arsyetim të qartë për funksionin e tij, kompetencave, resurseve dhe shkaqeve për të cilat detyrat nuk mund të kryhen në mënyrë adekuate në rendin ekzistues organizativ”, theksoi ministri.
Në fjalim, theks i veçantë u vu edhe në nevojën për distancim të qartë mes përgjegjësisë politike dhe veprimit profesional të administratës. Minçev theksoi se udhëheqësia politike duhet t’i krijojë kahjet politike dhe strategjike, përderisa veprimet administrative duhet të zhvillohen vetëm në bazë të ligjit dhe profesionalizmit. “Na nevojitet administratë shtetërore që nuk varet nga vullneti i individëve, por punon sipas rregullave të qarta dhe stabile në të cilën përgjegjësia politike është e dukshme, profesionalizmi është vlerësuar, ndërkaq mjetet publike përdoren për nevojat e qytetarëve. Ky edhe është standardi evropian drejt të cilit synojmë – shtet që jo vetëm i miraton ligjet, por ka kapacitet t’i zbatojë në mënyrë konsekuente”, theksoi Minçev.
Ministri informoi se Projekt-ligji është publikuar në Regjistrin e vetëm elektronik nacional të rregullave (ENER), ku është hapur afat prej 30 ditëve për konsultime, ndërsa teksti iu është dërguar të gjitha ministrive dhe koordinuesve të grupeve të deputetëve në Kuvend për mendime dhe vërejtje. Ai përkujtoi se ligji do të duhet të sillet me shumicë prej dy të tretash, që, siç tha, kërkon konsensus më të gjerë politik dhe shoqëror.
Në kuadër të diskutimit profesional publik u mbajt edhe prezantimi i vendimeve dhe risive kyçe në Projekt-ligjin nga docenti Konstantin Bitrakov nga Fakulteti juridik “Justiniani i Parë” në Shkup, pas çka pasoi panel-diskutimi me temë “Arkitektura e re e administratës shtetërore – parime, kompetenca dhe funksionalitet”.


