Televizioni N1 në Serbi ka refuzuar që Aleksandar Vuçiqi të prezantojë listën zgjedhore “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar”, duke kërkuar nga partia SNS të dërgojë një përfaqësues tjetër.
Redaksia arsyetoi vendimin me qëndrimin e mëparshëm të Vuçiqit ndaj këtij televizioni, ndërsa i ofroi mundësinë për intervistë pas zgjedhjeve të 25 tetorit.
Vuçiqi e cilësoi vendimin si diskriminues dhe pretendoi se televizioni nuk mund t’i përballojë 24 minutat e tij për të prezantuar programin dhe planet për Serbinë.
Edhe kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq, e kritikoi ashpër vendimin, duke e cilësuar si “fashist”. Përplasja ka nxitur debat të ri në Serbi për lirinë e mediave dhe trajtimin e kandidatëve gjatë fushatës zgjedh.


