Andonovski: Përfitimet nga IA nuk guxojnë të rezervohen vetëm për vendet më të zhvilluara

Përfitimet nga inteligjenca artificiale nuk guxojnë të rezervohen vetëm për vendet më të zhvilluara, porositi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, nga Seuli, Koreja Jugore, ku merr pjesë në takimin botëror për inteligjencë artificiale dhe digjitalizimi në organizim të Bankës Botërore.

Siç informon Andonovski, para përfaqësuesve të rreth 70 shteteve të botës ai ka folur për mundësitë që i ofron inteligjenca artificiale, por edhe për rreziqet dhe sfidat të ndërlidhura mer zbatimin e saj.

“Nuk guxon të lejohet që shtetet e pasura, shtetet që janë të zhvilluara të kenë qasje më të madhe deri te hapësira për inteligjencë artificiale nga shtetet më të vogla. Si shtete duhet të investojmë në atë që të bëjmë që çdo qytetar, çdo biznes të vogël dhe të mesëm të ketë qasje të barabartë në mjetet e bazuara në inteligjencë artificiale, në të kundërtën mund të rrezikojmë se hendeku mes vendeve të zhvilluara dhe atyre më pak të zhvilluara të rritet në vend që të ulet”, theksoi Andonovski.

Në kuadër të vizitës në Seul, Andonovski realizoi takim me nënkryearin e Bankës Botërore të angazhuar për inteligjencë artificiale dhe digjitalizim, si dhe me përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave të Republikës së Koresë.

Vizita, siç theksoi ministri do të përfundojë me takime me përfaqësues të Bankës Botërore dedikuar projekteve nga fusha e digjitalizimit në Maqedoninë e Veriut.