Revoltë dhe në qytete tjera/ Qytetarët mblidhen në qendër të Korçës: Rama ik

Një grup qytetarësh kanë dalë këtë pasdite në qytetin e Korçës për të protestuar, duke shprehur mbështetjen e tyre për studentët dhe protestat e zhvilluara ditët e fundit.

Të mbledhur pranë monumentit të Ushtarit të Panjohur, qytetarët kanë bërë thirrje kundër qeverisë, me sloganin “Rama ik”.

Për rreth një orë, ata kanë qëndruar në shesh, duke përcjellë mesazhet e tyre.

Protesta në Korçë vjen në vijim të lëvizjes së të rinjve dhe studentëve, të cilët prej disa ditësh janë ngritur në protesta duke kërkuar të drejtat e tyre dhe duke shprehur pakënaqësitë ndaj situatës në vend.