Nisin bisedimet ushtarake dhe teknike mes Libanit dhe Izraelit në Florida nën ndërmjetësimin e SHBA-së

Bisedimet ushtarake dhe teknike mes Libanit dhe Izraelit kanë filluar të martën në selinë e Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) në Tampa të Floridës, nën ndërmjetësimin amerikan, sipas burimeve diplomatike në Bejrut, transmeton Anadolu.

Takimet synojnë shqyrtimin e zbatimit të “marrëveshjes kornizë” të nënshkruar në qershor të këtij viti dhe diskutimin e “zonave pilot” në jug të Libanit, nga të cilat ushtria izraelite pritet të tërhiqet.

Bisedimet janë pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes, në një kohë kur Izraeli vazhdon sulmet ndaj zonave në jug të Libanit.