Pas marrjes nga kompania kosovare, ndryshime të reja në “Tinex”: Kapitali arrin në 5,45 milionë euro!

Zinxhiri i supermarketeve “Tinex” në Maqedoninë e Veriut po kalon nëpër ndryshime të reja pas marrjes së tij nga kompania kosovare “Proex International”, me seli në Prishtinë. Sipas titullit të raportimit të 4news.mk, kapitali themeltar i kompanisë ka arritur në 5,45 milionë euro. Ndryshimi i pronësisë u realizua në fillim të tetorit, pas më shumë se 30 vitesh pronësi vendase. Menaxhimi i kompanisë i është besuar Liridon Berishës nga Kosova. Marrja në pronësi përfshin rrjetet dhe markat “Tinex”, “SuperTinex”, “Tinex Delikates”, “Konto” dhe “Spot”.