Sulejmani: Biblioteka e Tetovës, shndërrohet në Bibliotekë Universitare

Qeveria miratoi vendimin për zgjerimin e veprimtarisë së Bibliotekës „Koço Racin“ në Tetovë dhe shndërrimin e saj në Bibliotekë Universitare. Ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, e vlerësoi këtë si një hap të rëndësishëm për arsimin e lartë dhe zhvillimin shkencor.

Ministri i Kulturës, Sedat Sulejmani, ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar vendimi për zgjerimin e veprimtarisë së IN Bibliotekës „Koço Racin“ – Tetovë dhe shndërrimin e saj në IN Biblioteka Universitare „Koço Racin“ – Tetovë.

Përmes një njoftimi, Sulejmani shprehu kënaqësinë për këtë vendim, duke theksuar se ai hap perspektiva të reja për studentët, profesorët dhe hulumtuesit, përcjell

Sipas ministrit, ky ndryshim i jep institucionit kombëtar një rol më të gjerë në mbështetjen e arsimit të lartë dhe shkencës, ndërsa njëkohësisht forcon pozitën e Tetovës si qendër universitare.

Ai theksoi se krijimi i mundësive të reja për komunitetin akademik dhe përmirësimi i shërbimeve bibliotekare janë hapa të rëndësishëm për zhvillimin e dijes dhe kërkimit shkencor.

„Jam i lumtur që me vendime konkrete krijojmë mundësi të reja për dijen dhe zhvillimin. Investimi në dije është investim në të ardhmen e brezave që vijnë!“, ka shkruar ministri Sulejmani.

Vendimi për Bibliotekën Universitare „Koço Racin“ pritet të krijojë mundësi më të mëdha për mbështetjen e veprimtarisë akademike në Tetovë.