Mickoski: Nëse nuk i promovojmë vlerat familjare, ekonomia e vendit do të jetë në goditje

Nëse nuk iu kthehemi vlerave familjare dhe familjeve me shumë fëmijë dhe nëse ato vlera nuk i promovojmë, për fat të keq ekonomia e vendit do të jetë e para që do të goditet, theksoi sot kryeministri, Hristian Mickoski duke e komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit dhe minisër i Transportit, Aleksandar Nikolloski se deri në vitin 2030, brenda vitit na nevojiten 50.000 punëtorë të huaj për ta mbajtur nivelin e BPV-së që e kemi tani.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas promovimit të projektit për furnizim të 100 auto-ambulancave të reja, kryetari i Qeverisë mbeti në qëndrimin për vlerat fmailjare dhe familjet me shumë fëmijë dhe se gjërat duhet të analizohen thellësisht.

“Kur fola para një viti e gjysmë për vlerat familjare, për fertilitetin, atëherë më bënë se jam i prapambetur, se jam retrograd, se nuk di çka flas dhe çka nuk lexova për veten, por për fat të keq ajo sfidë mbetet edhe më tej. Dhe atë që e tha nënkryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, ndoshta edhe është e nënvlerësuar, ndoshta do të na nevojiten shumë më tepër për ta ruajtur aktivitetin ekonomik”, shtoi Mickoski.

Foli për ngjarjet në Evropën perëndimore, ku, që të mbahet niveli i ekonomisë dhe që të ketë rritje të butë të BPV-së nominale, çdo vit nevojitet të jepen qindra mijë, e nddoshta edhe miliona leje pune për emigrantët.

“Kështu që, sado që dëshirojnë të më përqeshin, unë do të mbetem tek ato politika familjare, tek familjet me shumë fëmijë dhe tek politikat të cilat do të thonë ardhmëri për Maqedoninë si shtet dhe vende të reja të punës për punëtorin tonë dhe ekonomi më konkurrente të vendit e cila do të rritet”, potencoi Mickoski.