Protesta në Tiranë është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa efektivët e forcave speciale RENEA janë vendosur sërish pranë Kryeministrisë, për të tretën natë radhazi.
Situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa forcat e rendit janë të pozicionuara në zonën përreth godinës së Kryeministrisë, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e tubimit.
Përplasjet vijnë pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës, ku janë raportuar hedhje fishekzjarrësh dhe molotovësh në drejtim të policisë.


