Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke theksuar se rrugëtimi i tij politik do të vazhdojë me më shumë përgjegjësi, përkushtim dhe besim.
Në një postim publik, Jahiji ka bërë thirrje për bashkim, unitet dhe energji pozitive, duke nënvizuar rëndësinë e respektit dhe bashkëpunimit mes qytetarëve, pavarësisht dallimeve.
“Bërvenica është shtëpia jonë e përbashkët. Le ta ndërtojmë së bashku, pa ndarje dhe pa përçarje!”, ka shkruar Jahiji.
Ai ka theksuar se me dorën e shtrirë dhe zemrën e hapur, synimi mbetet ndërtimi i një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët e Bërvenicës.
Me mesazhin “Vazhdojmë, bashkë për Bërvenicën”, Jahiji ka përsëritur thirrjen për unitet dhe angazhim të përbashkët për komunën.


