Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi përmes një postimi pas publikimit të rezultatit preliminar ka falenderuar Jakup Huseinin për fushatën dinjitoze në këto zgjedhje të jashtëzakonshme ndërsa ka uruar kundërkandidatin Arkin Jahiji për fitoren duke i uruar suksese në raundin e dytë, shkruan Top24
“Faleminderit gjithësecilit për angazhimin gjatë kësaj fushate, për besimin dhe përkrahjen që na dhatë.
Faleminderit Jakup Huseinit për fushatën dinjitoze dhe korrekte. Jakupi fitoi shumë zemra, ndërsa VLEN-i mori një mësim që do të na shërbejë.
Arkin Jahiun e uroj për rezultatin dhe i dëshiroj sukses në raundin e dytë.
Koha për reflektim!” shkruan deputeti Adnan Azizi.


