Protestuesit bllokojnë rrugët me barrikada hekuri dhe kazanë plehrash në flakë, autoboti vijon lëvizjen

Protestuesit kanë përdorur rrethime hekuri, të ngjashme me ato që përdoren në kantieret e ndërtimit, si dhe kazanë plehrash të përfshirë nga flakët, në përpjekje për të penguar kalimin e autoboteve.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë për të larguar rrethimet metalike nga rruga dhe për të hapur kalimin, ndërsa protestuesit kanë vendosur kazanët e plehrave në mes të rrugës dhe u kanë vënë flakën, duke krijuar barriera përpara mjeteve.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë për të larguar rrethimet metalike nga rruga dhe për të hapur kalimin.

Ndërkohë, autoboti ka vijuar lëvizjen, pavarësisht tensioneve dhe përpjekjeve të protestuesve për të penguar qarkullimin.