Sulme mbi Shën Peterrsburg/ Ukraina godet infrastrukturën ruse. Moska sulmon sektorin energjetik ukrainas.

Shën Petersburgu dhe rajoni përreth i Leningradit u goditën gjatë natës nga një sulm masiv ukrainas me dronë, që vuri në shënjestër infrastrukturën energjetike dhe industriale.

Autoritetet ruse njoftuan për një viktimë dhe 15 të plagosur, ndërsa sulmi shkaktoi zjarre, dëme materiale dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Mediat ruse e përshkruan si nga sulmet më të mëdha në këtë zonë që nga nisja e pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Guvernatori i rajonit të Leningradit, bëri të ditur se 144 dronë u rrëzuan mbi këtë territor. Mbetjet ranë mbi banesa, duke shkaktuar zjarre dhe dëmtuar 55 automjete. Sulmi solli ndërprerje të furnizimit me energji elektrike. Dy nënstacione transformatorësh mbetën jashtë funksionit, ndërsa 20 mijë banorë të 50 banesave u prekën nga ndërprerjet.

Përshkallëzohet situata te Ministria e Arsimit, protestuesit hedhin molotovë, disa të shoqëruar
Në Shën Petersburg, zjarre u raportuan në disa objekte të infrastrukturës civile, përfshirë terminalin e naftës në portin e qytetit dhe në një magazine kompanie.

Sulmi shkaktoi gjithashtu pezullimin e fluturimeve në aeroportin Pulkovo për më shumë se shtatë orë, përpara se kufizimet të hiqeshin në orën 10:00, sipas kohës së Moskës. Ndërkohë, sulmet ukrainase vijnë tani me qe Rusia ka intensifikuar goditjet ndaj infrastrukturës së Ukrainës. Presidenti Zelenskyy deklaroi se mbremjen e së shtunës, forcat ruse goditën nënstacione elektrike, duke lënë dhjetëra mijëra familje pa energji. Ekipet e riparimit po punojnë për rikthimin e furnizimit, ndërsa sulmet ndaj ndërtesave të banimit kanë shkaktuar dy viktima dhe 12 të plagosur, sipas presidentit ukrainas.

Zelenskyy bëri të ditur gjithashtu se vetëm gjatë javës së fundit, Rusia ka përdorur kundër Ukrainës afro 2 mijë e 700 dronë sulmues, 1 mijë e 700 bomba ajrore dhe 66 raketa.

Goditjet e njëpasnjëshme ndaj infrastrukturës energjetike dhe objektivave industrialë tregojnë se palët vazhdojnë të intensifikojnë sulmet, ndërsa Ukraina përballet me dëme të në energji dhe Rusia me goditje në rajonet industriale.