KSHZ: Deri në ora 13 kanë votuar rreth 20.50% e qytetarëve ose 3.331 votues (VIDEO)

Komisioni Shtetërorë Zgjedhorë ka përditësuar të dhënat e daljes së qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme të komunës së Bërvenicës ku sipas të cilëve deri në ora 13:00 të drejtën e votës e kanë realizuar rreth 3.331 votues ose dalja deri në këtë orë nga numri i përgjithshëm i votuesve është 20.50%, shkruan Top24

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2025, numri i votuesve është ritur në këto zgjedhje. Sipas të dhënave të KSHZ-së numri i votuesve që kanë realizuar të drejtën e votës në vitin 2025 është 3.070 votues respektivisht 19.02%.