Të shtëna në Saraj, plagoset një person /VIDEO

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm pranë një marketi në Saraj të Shkupit.

Një person ka qëlluar me armë në drejtim të M.I., i cili ndodhej në veturën e tij “Touran”, duke e plagosur në dorë nga xhami i dëmtuar i automjetit.

“Më 18.10.2026, në orën 09:50, në SPB Shkup, M.I. ka denoncuar se rreth orës 09:30, në afërsi të një marketi në fshatin Saraj, derisa ndodhej në një veturë të tipit “Touran”, një person kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Menjëherë pas denoncimit, në vendngjarje kanë mbërritur nëpunës policorë nga SPB Shkup, të cilët kanë gjetur katër gëzhoja të municionit të pistoletës. Nga xhami i dëmtuar i veturës, M.I. ka pësuar lëndim në dorë. Është njoftuar ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore. Po ndërmerren masa për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e rastit”, njofton Policia për TV21.