Nga Bonucci te Ronaldo e deri te Ibrahimovic e De Bruyne, Allegri dhe vesi i tij kundër emrave të mëdhenj

Allegri kundër De Bruyne; një përplasje që u zgjidh nga trajneri që e kaloi me tone shakaje në pritje të kapitullit të radhës, që me siguri do të ketë duke parë personalitetin e dy protagonistëve. Por Allegri nuk është se trembet nga emri e prestigji i atyre që janë përballë dhe nëse do të duhet të përplaset me ta, e bën.

Siç bëri me Bonuccin në 2017 kur mbrojtësi gjatë Juventus-Palermo kërkonte zëvendësimin e Marchisios dhe përgjigjja e trajnerit ishte e fortë: ‘Qepe dhe mendo të luash’. Pas përfundimit të ndeshjes, Bonucci shkoi në dhomën e zhveshjes për të vijuar sherrin që përfundoi me lojtarin në tribunë pak ditë më vonë në ndeshjen me Porton në Ligën e Kampioneve, i ulur në një stol që u bë ikonik.

Nuk harrohet as akuza e Cristiano Ronaldos ndaj sjelljes së transmetuar nga Allegri ndaj bardhezinjve pas elimiminit nga Ajax në Ligën e Kampioneve në çerekfinale të 2019.

Me Ibrahimovic, përplasjet e Allegrit janë më shumë se 1 kur ata ishin në radhët e Milanit si lojtar dhe si trajner; pas fitores 4-0 në shtëpi ndaj Arsenalit, kuqezinjtë  3 gola në Londër duke e kaluar raundin mes drithërimash. ‘E pyeta se përse kishte dy portierë në stol-tregoi së fundmi Ibra-dhe ai m’u përgjigj që të rrija urtë sepse ia shpifa. Në këtë pikë u nervozuam dhe nisën…’.

Raportet mes Allegrit dhe Ibras mbeten të tensionuara edhe tani që ka kaluar shumë kohë dhe mes motiveve është edhe mënyra e menaxhimit të çështjes Rafael Leao. Pas Lazio-Milan në mars me zëvendësimin e kontestuar nga portugezi, trajneri në një mbledhje me drejtuesit për merkaton, trajneri bën të ditue se ishte gati të hiqte dorë nga Leao për sezonin pasardhës me suedezin që ia komunikoi luzitanit duke ia komplikuar raportet me teknikun që edhe këtë vit pati konfrontimin me një nga emrat e mëdhenj që ka në dispozicion, siç është Kevin De Bruyne.