Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve

Teksa vijon protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, Policia e Shtetit ka nisur të qëllojë me plumba gome në drejtim të tyre.

Nuk dihet ende nëse shënjestrohen protestues të caktuar apo qëllohet drejt gjithë turmës. Kjo është dita e pestë e protestës që vijon pa ndërprerje për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Deri më tani Policia e Shtetit për të neutralizuar protestën ka përdorur vetëm gazin lotsjellës dhe makina ujëhedhëse. Kjo është dita e parë kur përdoren plumba gome.