Nikolloski: Nëse opozita kërkon zgjedhje, ne me kënaqësi do t’ua ofrojmë

Në çdo demokraci të mirëfilltë, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme. Nëse opozita kërkon, ne me kënaqësi do t’ua ofrojmë, deklaroi sonte zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Në emisionin “Vetëm intervistë” në Televizionin Kanal 5, Nikolloski e prësëriti qëndrimin e Qeverisë se preferojnë të ketë zgjedhje të rregullta në vitin 2028 në mënyrë që të ketë parashikueshmëri dhe biznesi dhe projektet që realizohen.

“Ne konsiderojmë se nevojitet të kemi mandat të plotë, me qëllim që të ketë parashikueshmëri edhe biznesi edhe projektet”, tha Nikolloski.

Atë që e kërkojnë E Majta dhe Ali Ahmeti, sipas Nikolloskit, është punë joserioze.