Sikurse e kishin paralajmëruar, në Elbasan protestuesit janë mbledhur sërish.
Edhe gjatë paradites ka pasur protesta, sikur edhe në disa qytete të tjera, si Shkodra, Korça apo Durrësi.
Por, ndryshe nga këto të fundit, në Elbasan janë grumbulluar edhe këtë mbrëmje.
Korrespondentja e Top Channel, Bruna Kërçyku, bën me dije se në sheshin e Elbasanit, aty ku janë mbledhur dhe po marshojnë protestuesit, janë të pranishme forca të shumta policie.


