Një grup protestuesish kanë thyer xhamat e Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa policia me anë të autobotit me ujë po mundohet t’i shpërndajë.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel, vërehen xhamat e thyer, si dhe momenti kur disa vajza shtrihen në mes të rrugës, në mënyrë që të bllokojnë efektivët e Policisë, këta të fundit iu përgjigjen me spraj, gaz lotsjellës dhe autobotin me ujë.
Ndërkohë pas disa përplasjesh policia ka arritur ta hapë rrugën që ishte bllokuar nga protestuesit e shtrirë në tokë.


