Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti gjatë ditës së djeshme duke shoqëruar kandidatin e VLEN-it për komunën e Bërvenicës Jakup Huseini kanë takuar të rinjtë e kësaj komune duke dëgjuar nevojat dhe prioritetet e tyre, shkruan Top24
“Së bashku me bashkëkryetarin e VLEN-it, Izet Mexhiti, patëm kënaqësinë të bashkëbisedojmë me të rinjtë e Bërvenicës për idetë, pritshmëritë dhe mundësitë që duam t’i krijojmë për ta. Energjia, vullneti dhe angazhimi i të rinjve janë pjesë e rëndësishme e vizionit tonë për një Bërvenicë me më shumë mundësi dhe perspektivë për gjeneratat e reja. Bërvenica ka të ardhme, kur të rinjtë janë pjesë e vendimmarrjes!” ka shkruar në një postim të tij kandidati i VLEN-it, Jakup Huseini.


