Situata në kryeqytet bëhet gjithnjë e më kritike. Pranë zonës qendrore të Tiranës janë regjistruar dy vatra zjarri, të cilat kanë shkaktuar një re të madhe tymi të zi.
Shtëllungat e dendura të tymit janë përhapur në të gjithë zonën përreth, duke u dalluar qartë edhe nga distanca të largëta.
Sakaq, mungon ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse në zonë.


